Arsenali do të lejojë Xhakën të largohet vetëm me një kusht

Tashmë si duket largimi i Granit Xhakës nga Arsenali është vetëm çështje kohe.

Mesfushori me prejardhje kosovare është duke pritur vetëm dritën e gjelbër nga Arsenali për ta kompletuar transferimin e tij te Bayer Leverkuseni.

Marrëveshja është arritur që nga muaji maj, pasi që Xhaka e dëshiron vetëm Bayer Leverkusenin, dhe Xabi Alonso është duke e pritur atë.

Arsenali do të aprovojë largimin e Xhakës pasi që marrëveshja me Declan Rice të nënshkruhet dhe përmbyllet.

Back to top button