Arsenali fiton një pikë të madhe ndaj Southampton

Arsenali ka barazuar 3 me 3 ndaj Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Premier League.

Ndeshja nisi me gol, pasi që mysafirët shënuan që në minutën e parë me Carlos Jonas Alcaraz pas një gabimi trashanik të portierit Ramsdale.

Pas 14 minutash u vështirësua edhe më shumë ndeshja për Arsenalin, kur The Ëalcott shënoi për 2-0.

Vendasit u kthyen në lojë në minutën e 20-të, kur Gabriel Martinelli shënoi për 2-1 pas asistimit të Bukayo Saka.

Pjesa e parë edhe pse kishte raste të tjera gola më shuë solli.

Kur pritej që Arsenali të kthehej në lojë, në skenë doli Duje Caleta-Car që shënoi me kokë për 3-1.

Topçinjtë vazhduan me sulme për të tentuar të hapnin ndeshjen dhe këtë e bën në minutën e 88-të me kapitenin Martin Odegaard që shënoi për 3-2.

Pas dy minutash stadiumi Emirates ishte në festë, pasi Bukayo Saka barazoi për 3-3.

Arsenal mbetet lider me 75 pikë, pesë më shumë se Man City, që ka dy ndeshje më pak

Back to top button