Arsenali i fortë për Manchester Cityn

Arsenali ka dalë me tri pikë nga ballafaqimi me Manchester City në “Emirates” në kuadër të xhiros së tetë të Premier Ligës.
Skuadra e Mikel Artetas ka triumfuar ndaj asaj të Pep Guardiolas me rezultat minimal 1-0, me golin e vetëm të realizuar në minutën e 86’ nga Martinelli.
Më këtë fitore, “Topçinjtë” e kanë parakaluar Cityn në renditjen tabelare duke u pozicionuar tani në vendin e dytë me 20 pikë, ndërsa City zbret në të tretin me 18 sosh.
Ndërsa tabelën e kryeson Tottenhami me 20 pikë.