Arsenali me postim special për Xhakën para ndeshjes Francë-Zvicër
Franca dhe Zvicra do të ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00 në kërkim të kualifikimit për në fazën çerekfinale të Euro 2020. Në skuadrën e Zvicrës pritet të paraqiten nga minuta e parë dy lojta
Franca dhe Zvicra do të ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00 në kërkim të kualifikimit për në fazën çerekfinale të Euro 2020.
Në skuadrën e Zvicrës pritet të paraqiten nga minuta e parë dy lojtarët shqiptarë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Skuadra angleze, Arsenal, në të cilën luan Xhaka ka bërë një postim në mbështetje të mesfushorit para kësaj ndeshje shumë të rëndësishme për të.
“Një ndeshje e madhe për një lojtar të madh.”, ka shkruar Arsenali në faqen zyrtare te klubit në Facebook, duke ia bashkangjitur një foto të lojtarit.
Ndryshe, spekulimet e fundit nga mediat kanë bërë të ditur se Xhaka do të largohet nga Arsenali për t’u bashkuar me Romën në Serie-A.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






