Arsenali rikthehet në krye të tabelës, thellon krizën e Chelseat

Ka përfunduar derbi londinez mes Arsenalit dhe Chelseat, ku “Topçinjtë” i janë rikthyer fitores dhe vendit të parë në Premier Ligë.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Emirates”, skuadra e Arsenalit e ka mposhtur 3:1 Chelsean.

Golat për Arsenalin i shënuan Martin Odegaard (minuta e 18’ dhe 31’) dhe Gabriel Jesus në minutën e 34’.

Ndërkaq, golin e nderit për Chelsean e shënoi Noni Madueke në minutën e 65’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Arsenali ngjitet në vendin e parë në kuotën e 78 pikëve, krahas Chelseat që thellohet në krizë, ku zë vendin e 12 në tabelë në kuotën e 12 pikëve.

Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Arsenalit.

Back to top button