​Arsenali shmang humbjen nga kampioni i ri anglez

Skuadra Arsenal ka arritur të shmangë humbjen përballë Liverpool si mysafir duke siguruar një barazim 2:2, në javën e 36-të të Premier Ligës.

Gapko e Diaz brenda dy minutash, 20 dhe 21, shënuan për epërsinë e kampionit të ri anglez në “Anfield”, duke paralajmëruar një humbje të thellë të mysafirëve, raporton KosovaPress.

Por, reagimi i londinezëve mbërriti në pjesën e dytë, fillimisht në minutën e 47-të me golin e Martinelli për 1:2. Ndërsa barazimi u arrit minutën e 70-të, me golin e Merino.

Nëntë minuta më vonë, futbollisti spanjoll u përjashtua pasi mori kartonin e dytë të verdhë.

Dy xhiro para përfundimit të garave në ligën elitare angleze, Liverpool tashmë ka të sigurt titullin e njëzet me 83 pikë. Topçinjtë renditen në vendin e dytë me 68 pikë, pason Newcastle me 66 pikë.

Back to top button