Arsenali siguron çerekfinalen

Arsenali e ka siguruar kalimin në fazën çerekfinale të EFL Cup, e njohur ndryshe edhe si Carabao Cup pas triumfit të sontëm ndaj Leeds Unitedit.
Skuadra e trajnerit Mikel Arteta ka marrë fitore solide me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ”Emirates”.
Pas pjesës së parë pa gola, ”Gunners” kanë kaluar në epërsi në minutën e 55′ me golin e realizuar nga Chambers, pas asistimit nga Nicolas Pepe.
Dyfishimin e epërsisë së Arsenali e ka bërë Nketiah në minutën e 69′ të ndeshjes.

Back to top button