Arsenali triumfon edhe ndaj Leicesterit
Arsenali po vazhdon me ecurinë e mirë të rezultateve në Premier Ligë pasi ka regjistruar edhe fitoren e radhës duke e mposhtur Leicester Cityn me rezultat 2-0.
Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin “King Power”, skuadra e Mikel Artetas e nisi furishëm ndeshjen dhe shënoi dy gola brenda 18 minutave me anë të Gabriel dhe Rowe.
Këto dy gola edhe ia siguruan fitoren “Topçinjve” që në pesë ndeshjet e fundit kanë tri fitore dhe dy barazime.
Pas 10 ndeshjeve, Arsenali renditet në vendin e pestë me 17 pikë të mbledhura, kurse Leicesteri ka 14 pikë në vendin 10-të.