Arsim Rexhepi: Magjistralen do ta shndërrojmë në rrugë lokale

Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Arsim Rexhepi nga radhët e VV-së premtoi shumë për vushtrriasit.
Rexhepi në debatin e sontëm në RTV21 tha se magjistralen që e ndanë qytetin në dy pjesë do ta shëndërrojë në një rrugë lokale dhe nga rruga lokale do ta shndërrojnë në një bulevard 3km, ndërsa parkun qendror të qytetit tha se do ta rrisin duke i zhvendosur dy shkolla.
Po ashtu kandidati i VV-së, për nxënësit premtoi se do të bëjë subvencionim 100% të biletës së trafikut urban.

Në Vushtrri janë 71 mijë e 684 qytetarë me të drejtë vote. Në garë për kryetar të Vushtrrisë janë shtatë kandidatë: Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Mensut Ademi, Jeton Salihu është kandidat i pavarur, Kosova Demokratik Türk Partisi përfaqësohet nga Ergin Sunguri, nga Lëvizja Vetëvendosje është Arsim Rexhepi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës është Xhafer Tahiri, nga NISMA Socilademokrate Albert Maxhuni dhe nga Partia Demokratike e Kosovës është Ferit Idrizi.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor./21Media

Back to top button