Arsyeja magjepsëse pse Pele nuk luajti kurrë për një klub evropian

Pse Pele nuk luajti kurrë për një klub evropian? Duke folur pas karrierës së tij të bujshme si lojtar, ai kishte shpjeguar pse kishte refuzuar kalimin te skuadrat si Real Madridi dhe Napoli.
Mbrëmë, Pele ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit të zorrës së trashë.
Ikona e Brazilit do të kujtohet gjithmonë si njëri nga lojtarët më të mëdhenj që e ka luajtur futbollin, duke bërë paraqitje për klubin e tij dhe kombëtaren braziliane.
Ai shënoi gola të shumtë për skuadrën e Santosit dhe fitoi plot tre trofe të Kupës së Botës me Brazilin, gjë kjo që e bën lojtarin e vetëm në histori të futbollit me këtë numër trofesh botërorë.
Sigurisht, paraqitjet e tij heroike me Brazilin morën vëmendje nga top klubet evropiane, me Realin dhe Napolin që e dëshironin me çdo kusht
Por, Pele dështoi që të siguronte një transferim te një gjigant evropian, sidoqoftë, kjo ishte vetë zgjidhja e tij.
Ai pretendonte se ishte shumë afër që të nënshkruante me Real Madridin, pastaj edhe me Napolin, i cili kishte legjendën Diego Maradona nga viti 1984 deri më 1991.
Pele nuk ishte penduar që nuk kishte luajtur në Evropë pasi që Santosi asokohe ishte një skuadër tejet e fortë dhe ai ishte duke e shijuar kohën e tij në Brazil.
“Kishte momente të shumta kur unë isha afër nënshkrimit me Real Madridin, dhe më pastaj me Napolin në Itali. Nuk jam penduar. Isha te Santosi, asokohe ata ishin një superfuqi”, thoshte Pele.
“Nuk luajta kurrë jashtë Brazilit sepse unë isha tejet, tejet i lumtur te Santosi. Unë kisha 15-20 vitet më të mira të jetës sime aty. Kisha oferta të shumta dhe jo vetëm nga Real Madridi, por unë isha mirë aty ku isha”, thoshte më tej Pele.
Pele përfundimisht u largua nga Santos pas 19 sezonesh për t’u bashkuar me New York Cosmos të Ligës së Futbollit të Amerikës së Veriut (NASL) në sezonin 1975.
Ai luajti dy sezone në Shtetet e Bashkuara, duke shënuar 37 gola përpara se të largohej nga futbolli.

Back to top button