Arsyet pse duhet të flini me çorape

Çorapet ngrohin këmbët dhe enët e gjakut në shputa do të zgjerohen dhe kështu truri do marrë sinjalin që është koha e gjumit.
Disa hulumtime tregojnë lidhjen midis zgjerimit të enëve të gjakut dhe shpejtësisë për të fjetur gjumë.
Pengon djersitjen natën
Çorapet në këmbë gjatë gjumit ndihmojnë në rregullimin e temperaturës trupore derisa trupi aplikon procesin e ftohjes. Ky tip i kontrollit të temperaturës së trupit mund të jetë i dobishëm në pengimin e shfaqjes së djersitjes së tepërt, e cila mund të shkaktojë çrregullimin e gjumit.
Zbut problemin e lëkurës së thatë
Personave të cilët ballafaqohen me problemin e lëkurës së thatë, posaçërisht në muajt e dimrit kur temperaturat janë të ulëta, u bëhen edhe shputat të thata por edhe u pëlcasin. Gjendja e këtillë mund të shkaktojë dhembje të papërballueshme, por nuk duken as estetikisht bukur. Përdorimi i kremit të përshtatshëm në këmbë para gjumi dhe mbathja e çorapeve të pastra prej pambuku, ndihmon që të shmanget zgjimi me shputa të dhembshme dhe të thata. /21Media

Back to top button