Arsyetimi i Kurtit për rastin e Dehari: S’mund të bëhem prokuror e gjykatës

Lideri i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek varri i aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.
Në një deklarim për media ai ka folur edhe për hetimet lidhur me vdekjen e Deharit.
“S’ka avancim cilësor. Si Qeveri jemi në gjendje gatishmërie, të vullnetshëm dhe të interesuar që ta ndihmojmë Prokurorinë. Mirëpo 9 vjet janë shumë, edhe 9 muaj janë shumë pa u sjell drejtësia”, ka thënë Kurti.
Më tej ai ka karuar nga sistemi i drejtësisë të bëjë më shumë lidhur me rastin.
“Sistemi i drejtësisë të bëjë shumë më tepër, sepse kjo padrejtësi, ky krim është një plagë e hapur, jo vetëm për familjen Dehari dhe LVV por për mbarë popullin e Kosovës”, ka shtuar ai.
“Është prokuroria që duhet të bëjë shumë më tepër që të sillet drejtësia. Si Qeveri dhe LVV na kanë në dispozicion, por ne punën e Prokurorisë edhe të sistemit të Drejtësisë s’mund ta bëjmë. Janë shtylla të ndara të pushtetit”, është shprehur Kurti.
Derisa ka kërkuar që të hetohet dhe vet procesi i hetimit të rastit.
“Ka shumë mundësi që për këtë rast të hetohet edhe procesi i hetimit. Sepse kur diçka nis mbrapsht, bëhet dyfish më e vështirë që të kthehet mbarë”, ka thënë ndër të tjera.
“Si kryeministër unë, aktivistët tanë, ministrat tanë, deputetët tanë, s’mund të bëhen prokuror e gjykatës”, ka thënë Kurti./21Media