Arsyetimi i Kurtit për reduktimet e rrymës

Kosova ditëve të fundit po përballet me mungesë të energjisë elektrike. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se kjo po shkaktohet pasi njësitë e  termocentraleve janë të vjetra dhe po riparohen.
“Termocentrali Kosova A i ka tri njësi të cilat janë 60 vjet të vjetra, Termocentrali Kosova B i ka dy njësi që janë 40 vjet të vjetra dhe riparimet e nevojshme prishjet e paparashikueshme po e zvogëlojnë gjenerimin po na e rrisin importin dhe kësisoj po na i shtojnë reduktimet.”, tha Kurti para mediave.
Ai po ashtu përmendi edhe shtrenjtimin e energjisë elektrike në bursën energjetike ndërkombëtare.
“Meqenëse ka shkuar deri në 100 mijë euro në bursën energjetike ndërkombëtar 1 MWh , ka qenë e paimagjinueshme në vitin e kaluar kjo situatë.’, tha Kurti./21Media

Back to top button