Artani kujton fjalët e babait ”Me mujt me marrë çfardo vaksine, të rusit a kinezit”

Djali i Cimës, Artan Thaçi ka bërë thirrje për vaksinim.
Artani përmes një postimi në ”Facebook”, ka kujtuar momentet e fundit të jetës së babait të tij i cili kishte thënë se do e merrte çfardo vaksinë që do të ishte në dispozicion.
”Më kujtohen momentet e fundit të jetës së Babit në klinikën infektive sa ishte po bënim pak bisedë dhe po citoj fjalët e tij : “Me mujt me mar naj vaksin çfaredo , more edhe të Rusit a Kinezit s’ka lidhje veç me mar “. I thashe po Babë , shumë shpejt skena lanë Doktorrit pa ja kerku dhe deri te Ministri për me e siguru momentin e parë që do të vinte në Kosovë. Deri para 1 viti kemi fol çysh me siguru vaksinën , sot del “Shqiptari ekspert” si zakonisht i tona lamive edhe thotë s’bon me mar vaksinën se met Steril , jo se ta qesin Qipin lloj lloj komenti”, ka shkruar Artani në ”Facebook”.
Sipas Artanit duhet t’i ndihmojmë njëri-tjetrit duke i respektuar masat e miratuara nga qeveria.
”Sot jena në kulminacion të pandemisë, dhe po humbim çdo ditë të afërmit tanë , ma shumë se kurrë duhet me i ndihmu njani tjetrit të paktën qito masa me ju përmbajtë. E fundit jom i sigurt që vaksinat kur i kemi mar si fëmijë të po sa-lindur nuk e kemi ditë kush e ka prodhu edhe a ka pas në të diçka. Caktoje terminin. Vaksinohu sa nuk është ba vonë. Për ty. Për familjen. Për shoqërin”, ka shkruar tutje Artani.
Ndryshe, aktori Rasim Thaçi-Cima ka vdekur më 26 mars, në moshën 71 vjeçare. Rasim Thaçi, i cili njihet si Cima do të mbetet në kujtesën e publikut për rolet e tij të shumta komike./21Media
 

Back to top button