ARTEG vjen në Kosovë

Hapja në Prishtinë do të bëhet sot

Nëse keni qenë në Shqipëri me siguri do të keni dëgjuar për Arteg, linjën e supermarketeve lider në tregtimin e artikujve të shtëpisë dhe kuzhinës.

Hapja e madhe në Prishtinë do të bëhet sot në ora 17:00, në Lagjien Ulpjanë tek ish Ben-Af.

Me më tepër se 20 vite eksperiencë, Arteg ka mësuar vlerën e shërbimit ndaj klientit. Njohuria mbi produktet e tyre ka bërë që ata të sigurojnë këshillat më të mira mbi pajisjet e gatimit.

Një shumëllojshmëri me mbi 20.000 lloje produktesh të tilla si: enë kuzhinë, aksesorë gatimi dhe shumë më tepër për të gjithë të apasionuarit pas kulinarisë. Ky është një lajm i mirë për kafeteritë, restorantet dhe clubet pasi aty do të gjejnë artikujt e duhur për biznesin e tyre.

Ky dyqan i ka munguar tregut kosovar pasi ofron çmimet më të mira dhe produktet që i duhen shtëpisë suaj.

Cilësia e produkteve garantohet nga markat më të njohura europiane të cilat do të plotësojnë kërkesat tuaja në kuzhinë, ku mund të përmendim Luminarc, RCR Cristalleria Italiana, Pyrex, Bormioli, Isogona, Pintinox, Giostyle etj.

Për Arteg hapja në Kosovë ka qenë jo vetëm një qëllim por edhe një vizion.

Shumë shpejt aktiviteti i tyre do të zgjerohet më tej në qytete të tjera të Kosovës.

Produktet e Arteg mund t’i blini edhe nga shtëpia nëpermjet partnerit të tyre zyrtar BLUNAVI.COM, online shopping center.

Back to top button