Arteta: Jemi këtu sepse e meritojmë

Mikel Arteta është i kënaqur me blerjet e reja që Arsenali ka qenë në gjendje të kryejë deri më tani në afatin kalimtar të janarit.
“Gunners”, dështuan në ofrimin e Joao Felix dhe Mykhailo Mudryk, por kompletuan nënshkrimin prej 26 milionë funteve të Leandro Trossard nga Brightoni dhe janë afër nënshkrimit me Jakub Kiëior nga Spezia.
Trajneri spanjoll foli për media pas fitores së madhe me rezultat 3-2 ndaj Manchester United për të vazhduar rrugën drejt tiullit kampion në Angli.
“Vetëm për sa i përket numrave, ne kishim 15 ose 16 lojtarë jashtë fushës dhe nuk mjaftonin. Ata do të na ndihmojnë. E patë Trossard është fantastik. dhe tashmë i sigurt.”, tha Arteta duke mos përjashtuar edhe blerje të tjera.
Ai më pas u shpreh i lumtur me mënyrën e lojës së skuadrës së tij dhe rezultateve që po arrihen.
“Është e mrekullueshme dhe ne meritojmë të jemi këtu ku jemi për shkak të mënyrës se si po luajmë. Por ka shumë gjëra që mund t’i bëjmë shumë më mirë.”, shtoi ai.
Arsenali ka ende një sërë testesh të vështira për të kaluar këtë sezon, me Manchester City që do të përballet dy herë në katër ndeshjet e ardhshme, me një udhëtim në “Etihad Stadium” që do të zhvillohet të premten në raundin e katërt të FA Cup.

Back to top button