Arteta refuzon të komentojë rreth ofertës për Mudryk

Mikel Arteta refuzoi të komentojë rreth ofertës për Mykhailo Mudryk, por pranoi se Arsenali janë në proces për të forcuar klubin.
Topçinjtë bën lëvizjen e tyre për anësorin e Shakhtar Donetsk, duke paraqitur një ofertë prej rreth 55 milionë funte përfshirë shtesat.
Shakhtar pritet të refuzojë ofertën, por topçinjtë janë të prirur të përfundojnë marrëveshjen për 21 vjeçarin në janar.
“Ju e dini që unë kurrë nuk flas për lojtarë që nuk janë me ne, por e kuptoj që duhet të më pyesni mua. Ne thamë se do të përpiqemi të gjejmë mënyra për të forcuar ekipin nëse gjejmë lojtarët e duhur dhe kjo është ajo që mund të them”, u shpreh Arteta.
Mudryk publikoi një video në rrjetet e tij sociale ku tregoi se po shikon ndeshjen e Arsenalit kundër Hammers./21Media

Back to top button