Artikulli për UÇK-në, Limaj: Është në përputhje të plotë me atë që kanë bërë shërbimet ruso-serbe

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj komentoi artikullin i cili ka bashkautor Dimal Bashën në të cilin shkruhet kundër UÇK-së.

“Është shkrim shkencor, i hulumtuar nga dy autorët. Besueshmërinë e atij shkrimi e jep, sepse një nga autorët është shqiptar. Ka pasur hulumtime të tilla të porositura për të forcuar akuzat serbe, për të forcuar raportin e Dicka Martyt”, ka thënë Limaj.

“Më vjen keq që një shqiptar për ta publikuar një punim shkencor, për t’ia mundësuar punimin shkencor, ka fyer e ofenduar, ka rrënuar, ka shtrembëruar, e ka abuzuar me vendin e vet, popullin e vet”, është shprehur Limaj.

Kreu i NISMA-s ka thënë se punime të tilla të ngjashme janë përdorur nga Prokuroria për të sforcuar argumentet ndjekëse ndaj luftës së UÇK-së.

“Është në përputhje të plotë me atë që kanë bërë shërbimet ruso-serbe”, ka përfunduar Limaj.

Back to top button