Artistët shqiptarë të pikëlluar për vdekjen e Madeleine Albright

Madeleine Albright, e para Sekretare Amerikane e Shtetit, ka vdekur nga kanceri në moshën 84-vjeçare të mërkuren.
Për vdekjen e Albright ka pasur reagimet edhe nga politikanët dhe artistët shqiptarë. Disa prej tyre në rrjetet sociale publikuan fotografi nga takimet që kanë pasur me Albright.
Sabri Fejzullahu, Ilir Shaqiri, Labinot Tahiri, Adriana Matoshi, Agnesa Vuthaj, Korab Shaqiri, Mozzik, Nexhat Osmani, Eliza Hoxha, janë disa nga emrat e njohur të estradës që kanë reaguar rreth vdekjes së ish-sekretares së Shtetit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eliza Hoxha (@eliza_hoxha_official)

 


E lindur në Pragë në vitin 1937 në atë që ishte Çekosllovakia e atëhershme – Albright ishte e bija e një diplomati çekosllovak, i cili u detyrua të largohej pas pushtimit të vendit të tij nga Gjermania naziste në vitin 1939.
Ajo u transferua në Shtetet e Bashkuara në vitin 1948, në të njëjtin vit që familja e saj aplikoi për azil politik, me argumentin se ata nuk ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi si kundërshtarë të regjimit komunist të vendit të tyre. Albright u bë një shtetase amerikane në vitin 1957./21Media

Back to top button