Artisti i paralizuar krijon punime mahnitëse artistike me ndihmë të gojës

Një person në SHBA, i cili 90 për qind të trupit është i paralizuar, po mahnitë botën me talentin e pazakontë në krijimin e punimeve artistike. Ai vizaton me laps. Salas i cili është 30 vjeç, krijimet i punon me lapsin me të cilin krijon me anë të gojës.
Henry Salas kur ishte 20 vjeç, 90 për qind e trupit të tij u paralizua. Ai është i palëvizshëm, përveç kokës.
Salas u diagnostifikua me “mielit transversal”.
Pas paralizimit, ai filloi të praktikojë vizatime në celular me maje shkruese. Kjo i ka ndihmuar shumë, pasi që më parë shikonte televizor tërë ditën, e tani kohën e kalon edhe me vizatime. Salas, në mungesë të duarve për të vizatuar shfrytëzon gojën, që do të thotë se majën shkruese e lapsin i mban në gojë dhe përmes saj manipulon me figurat që krijon.
Ky 30 vjeçar, inspirimin për të vizatuar me laps në letër e mori në YouTube. Kështu, ai filloi të zhvillojë talentin e tij dhe sot krijon vepra mahnitëse./21Media

Back to top button