Artistja japoneze e cila krijon art në thonj
Artistja japoneze, Naho Zaitsu, me artin e saj, figura në thonj, po bën për vete dashamir të medieve sociale nga e tërë bota.
Ajo nxjerr detale mahnitëse 3D në thonj, figura këto të disa prej personazheve të njohura filmike e televizive.
Winnie the Pooh, The Little Mermaid e Tomi dhe Xheri, janë vetëm disa prej fytyrave ikonike të cilat kjo artiste i krijon në thonj.
Zaitsu, e cila është 38 vjeçe, ka katër vite që bën manikyr në thonj me figura si këto, dhe punën e saj e vlerësojnë dashamir të artit nga vende të ndryshme të botës.
Kjo artiste, në një deklaratë ka thënë se qëllimi i saj me këtë art fillimisht ishte që të krijonte diçka më ndryshe nga artistët tjerë, dhe pse jo, asaj i pëlqejnë këto personazhe, andaj edhe figurat e tyre i krijon në thonj me vullnetin më të madh./21Media