As për herë të 23-të!

(Lajm i përditësuar)
As për herë të 23-të!
Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe sot të konstiutohet në mungesë të korumit.
Për 23-ën herë Kuvendi tenton të konstituohet
Kuvendi i Kosovës nisi seancës ne 23-të në përpjeke për konstituim.
Limaj këmbëngul për postin e Kryetarit të Kuvendit
Lideri i Nismës, Fatmir Limaj tha se duhet të jetë normale kur drejtuesit politik takohen më njërin tjetrin dhe bashkë-bisedojnë.
Ai këmbënguli në qëndrimin e Nismës se janë për bashkëpunim parlamentar me Vetëvendosjen
“Partneritet dhe kontribut më të madh mund të japim në bashkëpunimin në Kuvend”, tha ai./21Media
Hasani i PDK-së fton qytetarët që të protestojnë për bllokadën në Kuvend
Deputeti i PDK-së , Nait Hasani tha se PDK-ja po pret vendimin e Gjyaktës Kushtetuese në lidhje me formën e votimit.
Ai para RTV21 tha se ka pasur tendenca për t’i bindur deputetët për ta votuar kryekuvendarin.
Derisa u pyuet për bisedat që ka zhvilluar me Albulena Haxhiun e Vetëvendosjes ditë më parë.
“ Ka qenë pjesa e organizmit për përvjetorin e burgut të Dubravës , ka qenë pikërisht për çështjen e burgut, krimin që është bërë në burgun e Durbavës , ka qenë një manifestim i cili nuk duhet të trajtohet bashkë, ai kalon të gjitha përmasat e partive politike , është një ndjenjë kombëtare.”, tha Hasani.
Derisa sa i përket bllokadës në Kuvendin e Kosovës ai ftoi qytetarët që të protestojnë.
“Unë kisha pas dëshirë që të gjithë qytetarët të mblidhen pranë Kuvendit ta bëjnë protestën dhe t’’i detyrojnë deputetët ta bëjnë një zgjidhje.” , thai./21Media
Kërçeli i LVV-së: Nuk ndryshojmë praktikën e votimit , presim vendimin e Kushtetueses
Deputeti i Vetëvendosjes Ilir Kërçeli para seancës së Kuvendit, u bëri thirrje partive politike që të votojnë për komisionit për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit.
Ai tha se Vetëvendosje nuk do ta ndryshojë praktikën e punës për votimin e komisionit për votim të fshehtë.
“Është një problem i vogël se kjo është dërguar në Gjykatë Kushtetuese, deh deri të marrim përgjigje nuk mendoj se është e drejtë të lëvizim me këtë”, tha ai për RTV21.
Kërçeli shtoi se Kushtetuesja duhet ta trajtojë më shpejt këtë çështje.
Derisa kur u pyet a janë afër marrëveshjes politike me ndonjë subjekt politik konkretisht me Fatmir Limajn ai tha se nuk ka njohuri.
Nuk e përjashtoi mundësinë për marrëveshje politike me partitë tjera, derisa përmendi ofrtën publike për LDK-në, kurse riktheksoi se nuk janë të gatshëm për koalicion me PDK-në dhe AAK-së./21Media
Sot përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit
Deputetët do të mblidhen sërish sot nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 23-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.
Ndryshe të martën nën drejtimin kryesuesit Avni Dehari, seanca serish nuk pati kuorum për vendimmarrje lidhur me komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi subjektet politike parlamentare, PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma, nuk propozuan deputetë për anëtarë të këtij komisioni.
Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 54 deputetë, një votoi kundër, ndërsa abstenime nuk pati.
Partitë politike nuk po gjejnë zgjidhje për ngërçin politik tash e disa muaj.
Lëvizja Vetëvendosje që i takon propozimi për kryeparlamentare ka vendosur emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, por për partitë tjera emri i saj është i papranueshme për të parën e Kuvendit.
PDK dhe AAK kanë deklaruar se Vetëvendosje duhet ta ndërrojë emrin e kandidatit, ndërsa nga LDK kanë deklaruar se nuk do të votojnë asnjë kandidat.
Ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje i vetmi emër për pozitën e kryetarit është ai i deputetes Albulena Haxhiu.