Asambleistja Doli: Tërheqja e komunave të veriut e paligjshme

Asambleistja në komunën e Mitrovicës së Veriut, Aida Doli, vendimin e kryetarëve të komunave për tërheqje nga Asociacioni i Komunave të Kosovës e quan anti ligjor dhe puro politik.

‘’Është e paligjshme dhe proceduralisht e papranueshme. Kjo kërkesë është paraqitur pa asnjë shkresë zyrtare, pa asnjë arsyetim ligjor dhe pa dokumentacionin shoqërues. Po sigurisht që është një vendim politik,”, ka deklaruar ajo për rtv21.

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – janë tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës të enjten./21Media

Back to top button