Asambleja Parlamentare e NATO-s i ndan Osmanit çmimin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar sot me çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Sipas njoftimit të Presidencës, ky çmimi është një vlerësim që nderon lidershipin, kontributin dhe angazhimin e grave që kanë avancuar paqen, sigurinë dhe demokracinë në vendet e tyre dhe në mbarë botën.

Osmani pas pranimit të këtij çmimit, tha se ky është një nder i veçantë dhe një çmim që i dedikohet popullit të Kosovës, e në veçanti të gjitha grave të Kosovës.

“Paqja jonë është ndërtuar mbi sakrificën dhe guximin e tyre, ndërsa demokracia jonë është forcuar falë përkushtimit të grave që qëndruan të palëkundura në çdo hap të rrugëtimit tonë drejt lirisë e barazisë”, theksoi presidentja Osmani.

“Mëtej Presidentja Osmani theksoi se vlerësimi nga Asambleja Parlamentare e NATO-s është edhe njohje për përpjekjet e Kosovës në avancimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, përmes Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe Qendrës Rajonale të Ekselencës, që tashmë Presidenca e Republikës i ka shndërruar në platforma të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar. Ky çmim i lartë ndërkombëtar, përveç që vlerëson lidershipin e Presidentes Osmani, e vendos Kosovën ndër vendet model në botë për përfshirjen e grave në ndërtimin e paqes, forcimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Presidentja Osmani është liderja e parë nga Evropa Juglindore që nderohet me këtë çmim. /21Media

Back to top button