Ashpërsim i masave për vrasësit e grave, Organizatat filluan lëvizjen e rëndësishme
Anisa Bahiti, aktiviste e shoqërisë Civile dhe një sërë organizatash që operojmë në qytetin e Vlorës janë angazhuar këtë të mërkurë në mbledhjen e firmave për peticionin, i cili parashikon ashpërsimin e dënimit të dhunuesve dhe vrasësve të grave në Shqipëri.
Bahiti ka deklaruar se mbledhja e 50. 000 mijë firmave është hapi i parë për të kërkuar impenjimin serioz të deputetëve të kuvendit të Shqipërisë për ndryshimin e kodit penal.
Konkretisht kërkohet burgim deri të përjetshëm për ekzekutorët dhe autorët e dhunës deri më vrasje në familje, kryesisht ndaj vajzave dhe grave.
Iniciativa shtrihet në Vlorë, pas Elbasanit, ndërsa është mbështetur nga të rinj e të reja, shoqata dhe këshilltarë bashkiak./vizionplus