Asim Gashi tregon një moment epik të fëmijërisë për Vitin e Ri

Këngëtari i njohur Asim Gashi i ftuar në emisionin “Ftohtë e Nxehtë” në RTV21 ka treguar një moment epik të fëmijërisë së tij gjatë festave të fundvitit.
‘’Në jemi shumë familje e madhe, ka tezet, ka dajt edhe e di kur i blejshim 10 fanta në shishe të vogla,10 koka kola,10 sepse edhe i lejshin në fllanikë [shpajz],edhe e kanë pas një farë ere edhe çokollatat ndryshe, po një djalë i dajës u kon ma problem edhe ma trim hallall i koftë ,e kish marrë një fantë edhe kur jemi ul me hongër bukë edhe gjithmonë pak para se me flejt ai ma i madhi gjithë ka kqyr se mos kemi prek najsen, edhe e ka pa që një fantë po mungon, edhe djali i dajës e kish pi fantën si shpejt edhe ka tesh edhe ju kishin kuq sytë edhe veç kur e kanë kap s’ka prek mo n’tokë ai qite fantën’’, ka rrëfyer Gashi./21Media