Askident mes veturës dhe traktorit

 

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti komunikacioni mes një veture dhe traktorit që ka ndodhur sot rreth orë 16:00 në fshatin Llugë të Podujevës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

”Sot rreth orës 16:00 në fshatin Llugë, të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë një veturë dhe një traktor. Bazuar në të dhënat fillestrare, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pranuar trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Bëhet e ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media 

Back to top button