“Askush nuk ka të drejtë të shkaktojë kaos në Gadishullin korean”

Vang Ji deklaroi se kushdo që do të shkaktojë kaos , do të bartë përgjegjësinë

Shefi i diplomacisë kineze, Vang Ji deklaroi të mërkurën se askush nuk ka të drejtë “të sjellë kaos në Gadishullin korean”, dhe se kushdo që do ta bëjë këtë, do të bartë përgjegjësinë.

Ai këto komente i bëri pas takimit me shefin e diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel, një ditë pasi që Koreja Jugore shkrepi plumba paralajmërimi ndaj një droni të dyshimtë nga Koreja Veriore, transmeton AP.

Back to top button