Asllani po bëhet me bashkëlojtar serb te Interi

Finalisti i sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, Inter është shumë afër që ta bëjë transferimin e radhës sipas ekspertit Fabrizio Romano.

Interi do ta mbyllë marrëveshjen për Lazar Samardzic gjatë orëve në vazhdim, pasi që takimi final me Udinesen për ta kompletuar marrëveshjen është caktuar.

Mesfusha e Interit do të jetë e kompletuar me Barellan, Calhanoglun, Frattesin, Mkhitaryan, Asllanin dhe Samardzic.

Asllani do ta ketë tani një bashkëlojtar serb në skuadër.

Ndërkaq, Agoume dhe Sensi priten që të largohen së shpejti nga “Nerazzurët”.

Back to top button