Asnjë aeroplan nuk ateroi as nuk fluturoi për një orë në Kosovë

Nesër dhe ditëve në vijim përsëri është paralajmëruar grevë

Shoqata Sindikale e kontrollerëve të trafikut ajror sot kanë mbajtur grevë një orëshe për shkak të pakënaqësive të përfshirjes së këtij institucioni në ligjin për pagat.

Për nesër kjo sindikatë ka paralajmëruar se do të mbajë grevë 4 orëshe, për të vazhduar pastaj për ditën e premte nga ora 8:00 deri në ora 16:00, ditën e shtune nga ora 8:00 deri në ora 20:00.

Greva do të pezullohet të dielën për shkak të pavarësisë së Kosovës për të vazhduar të hënën me grevë 24 orëshe.

Artan Hasani, kryetari i sindikatës së kontrollorëve ajror, tha se greva e tyre do të sjellë probleme të mëdha në trafikun ajror.

“Me miratimin e ligjit për paga neve si Agjenci na cenohet autonomia e institucioneve dhe ne jemi shprehur kundër këtij ligji”, tha ai.

Ai bëri të ditur se gjatë kohës së grevës, shërbime do të ofrohen vetëm për fluturimet ushtarake, ambulantore, shtetërore dhe atyre emergjente.

Po ashtu, Hasani ftoi presidentin që të mos e dekretojë ligjin për paga.

Më 2 shkurt në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për Buxhetin për vitin 2019, i cili është  2.3 miliardë euro.

Back to top button