Asnjë afgan nuk është refuzuar nga ASK, vetëm 10% nuk kanë marrë certifikatë të sigurisë së NATO-s

ASK në suaza të kompetencave si dhe informacioneve të qasshme në bazën e NATO-s dhe aleatëve, i ka kryer kontrollet e veta të sigurisë për personat që Maqedonia e Veriut duhet t’i pranojë dhe deri më tani nuk është konstatuar se ndonjë person paraqet kërcënim për sigurin e shteti, tha sot drejtori i ASK, Viktor Dimovski.
Sipas marrëveshjes së Qeverisë me aleatët e NATO-s, afganëve do tu jepet vizë në kohëzgjatje prej 90 ditëve, kohë në të cilën do të përcaktohet destinacioni i tyre final.
Shteti dhe ASK  janë të gatshëm që të garantojnë edhe qëndrim të sigurt për ta, tha Dimovski. Deri më tani nuk është biseduar për pranimin e tyre të përhershëm dhe integrimin në shoqërinë tonë.
Me anëtarësimin në NATO, janë komplikuar edhe procedurat për marrjen e certifikatës së sigurisë, ndërsa nga aplikantët e deritanishëm për marrjen e NATO certifikatës për siguri, janë refuzuar rreth 10%, tha drejtori Dimovski.
Paraprakisht Agjencia ka kryer edhe veting të brendshëm të të punësuarve prej të cilëve deri më tani janë selektuar 356 persona që e kanë kaluar provimin.
Drejtori i ASK informoi për takimin me disa drejtorë të shërbimeve nga Evropa qendrore dhe lindore, që së shpejti duhet të mbahet në Shkup ku do të këmbehen informacione sigurie, ndërsa do të debatohet edhe për sfidat e reja në lidhje me pandeminë./TV21

Back to top button