Asnjë i vdekur e 40 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të shtunën nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.
Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 40 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 2 mijë e 870 mostrave.
Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 9 tetor, 149 persona janë shëruar derisa mbi 1 mijë e 200 persona janë ende aktivë në koronavirus.
Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 608.939 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 823.196 persona kanë marrë dozën e parë./21Media