Asnjë komunitetet pakicë nuk jeton në Gllogovc, por morën 333 vota

Në këtë komunë PAN-i  ka dal fituese

Gllogovci është komuna e vetme ku nuk jetojnë komunitetet pakicë por në zgjedhjet e djeshme, 333 qytetarë ia kanë besuar votën serbëve, goranëve dhe ashkalive.

Subjekti politik, Jedinstvena Goranska ka marrë 72 vota, Koalicija SDA ka marrë 41 vota, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës 31 vota, Partia e Ashkalinjëve për Integrim 27 vota e kështu me radhë.

PAN-i  në këtë komunë ka dal fituese duke marrë 14 mijë e 286 vota ose 77.46 përqind, por sipas Betim Berisha thotë se PDK është dëmtuar nga mos informimi i drejt i qytetarëve me 2 mijë fletëvotime të pavlefshme./21Media

 

 

 

Back to top button