Asnjë material radioaktiv nuk u lëshua në centralin bërthamor që sulmoi Rusia

Reaktorët në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë janë të sigurt pavarësisht se janë nën sulm nga forcat ruse, tha kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Një zjarr në objekt ngjalli frikën e një aksidenti të mundshëm, por IAEA thotë se nuk u lëshua asnjë material radioaktiv, transmeton rtv21.tv.
Fabrika që atëherë është “pushtuar” nga forcat ruse.
“Ne jemi me fat që nuk ka pasur një lëshim të materialit radioaktiv dhe integriteti i reaktorëve nuk është cenuar”, tha Rafael Mariano Grossi në një konferencë shtypi në Vjenë të premten.
Megjithatë, operatori dhe rregullatori i uzinës i tha IAEA se situata në terren është “jashtëzakonisht e tensionuar dhe sfiduese”, paralajmëroi ai./21Media

Back to top button