“Asnjë votë për Lëvizjen e Kuqe”

Kajtazi është shprehur se edhe sot në Pogragjë po e përmbledhim mozaikun e pikturës së madhe të fitores së LDK-së

Edhe Pogragja, Llovca, Bilinica, Stublina, e Sllubica, i kanë bërë pritje madhështore kryetarit Lutfi Haziri dhe kandidatëve për deputet nga radhët e kësaj partie e të koalicionit, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi, Isa Agushi e Avdil Halimi.

“Pogragja gjithmonë madhështore. Faleminderit shumë për këtë masovitet. Pogragja dhe Karadaku janë historia e familjes sime. Burra e gra dëshmuan sonte se LDK në Gjilan dhe Anamoravë është unike, duke e lënë Lëvizjen e Kuqe pa asnjë votë sepse ne nuk besojmë në këtë ideologji”, ka thënë kryetari Haziri, gjatë adresimit para të pranishmëve.

Kurse, duke folur para të pranishmëve, kandidatja Lirije Kajtazi është shprehur se edhe sot në Pogragjë po e përmbledhim mozaikun e pikturës së madhe të fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kandidati Dr.Imet Rrahmani, ka falënderuar të pranishmit për mbështejen kaq masovike, duke thënë se sa më shumë që po i afrohemi ditës së zgjedhjeve, aq më shumë po rritet përkrahja për partinë e Ibrahim Rugovës. “Ju ftoj që më 11 qershor, asnjë votë të mos mbetet në shtëpi dhe të votoni numrin 16 dhe kandidatët tanë”, tha Rrahmani.

Ndërsa, Valentina Bunjaku Rexhepi, pasi i ka falënderuar banorët e kësaj ane për mbështetjen e madhe, theksoi se në listën e LDK keni mundësi t’i zgjedhni njerëzit më të mirë të listës së LDK. “Faleminderit për angazhimin dhe përkrahjen kaq të madhe. Unë e di që e tërë Pogragja është LDK”, tha Bunjaku Rexhepi.

Kandidati Isa Agushi, para simpatizantëve të LDK-së së asaj ane, ka pohuar se luftëtarët e sinqertë e të shkolluar gjenden në LDK. “Krahu i territ ka komanduar jashtë kodre, prej Tiranes, e ne kemi qenë në front të luftës”, tha Agushi.

Bajrush Ymeri, kandidat i LDK-së nga Artana, theksoi se pozitat e mëhershme që i ka mbajtur, i ka përfunduar faqebardhë, prandaj edhe ka kërkuar votën e mbështetësve të LDK-së për përfaqësim dinjitoz të qytetarëve në Kuvenin e Kosovës.

Avdil Halimi, nga koalicioni i LDK-së, kërkoi në këtë tubim që të votojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës për një shtet ligjor, për t’ia kthyer njerëzve dinjitetin e nëpërkëmbur nga rivalët./21Media

Back to top button