Asociacioni i Komunave i jep tri ditë afat qeverisë për pagat (Video)

Punëtorët shëndetësorë në protestë 15-minutëshe, kërkojnë pagat e gushtit

Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka dhënë 3 ditë afat Qeverisë për të ekzekutuar pagat, në të kundërtën ka paralajmëruar ndërmarrjen e hapave ligjorë. Vendimi pasoi qëndrimin e Qeverisë për pagesën e pjesshme ose ndaljen e saj për punonjësit e sektorit publik deri në dorëzimin e listave të grevistëve. Ndërkohë, punonjësit shëndetësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë protestuan në shenjë revolte për ndaljen e pagës së muajit gusht.(E pergaditi-Albulena Nuha, kamera- RTV 21)./21Media

Back to top button