Asociacioni i Komunave: MAPL-ja ndërhyri në kompetencat e Komunës për “Sunny Hillin”

Bordi i Asociacionit të Komunave Kosovës- vlerëson që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ndërhyn në kompetencat dhe në autonominë lokale të komunave të cilat janë të përcaktuara me ligjet në fuqi në rastin e mbajtjes së festivalit “Sunny Hill”
“Neni 6 i Ligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunësthotë se Afati i dhënies në shfrytëzim i pronës së paluajtshme të komunës vendoset nga KOMUNA, e jo nga niveli qëndror, ku komunat kanë të drejtë ta japin pronën e vet komunale në shfytëzim nga 1-15 vite, më shumë se 15 vite, pra deri në 99 vite dhe se komunat mund të japin në shfrytëzim pronën e paluajtshme për me pak se një (1) vit. Kurse në shkresën e MAPL e nënshkruar nga Ministri z. Elbert Krasniqi drejtuar kryetarit të komunës së Prishtinës z. Përparim Rama kërkohet në mënyrë arbitrare që komuna ta adresojë kërkesën për ndryshimin e afatit për dhënien e pronës komunale në shfytëzim për festivalin “Sunny Hill”. , thuhet në reagimin e AKK-së.
Tutje në reagim AKK citon atë që thuhet në shkresë “Ju si kryetar do ťa adresoni kërkesën për ndryshim të afatit të dhënies në shfrytëzim të pronës komunale, ku Vendimi përsëri duhet ťi nënshtrohet aprovimit në Kuvendin e Kryeqytetit, me procedurat të përshpejtuara përmes mbledhjes së jashtëzakonshme e pastaj, sipas legjislacionit në fuqi MAPL bënë vlerësimin e ligjshmërisë” Shkresën e keni të bashkangjitur.
“Me këtë shihet dhe vërtetohet qartë ndërhyrja e MAPL në kompetencë të komunës e që këto ndërhyrje janë pengesë serioze në mundësinë e zhvillimit ekonomik lokal por edhe pengesë në zhvillimin e demokracisë lokale në Republikën e Kosovës. Shpresojmë që kjo të jetë hera e fundit që niveli qendror me dashje ndërhyn në kompetencat e komunave.”, thuhet në reagim.
Festivalli  “Sunny Hill” nuk do të organizohet sivjet në Prishtinë. Në njoftimin zyrtar të Festivalit të martën është thënë se festivali sivjet do të zhvendoset në Tiranë  për shkak të vonesave për përgjigje nga autoritetet për dhënien e lejes së pronës për shfrytëzim./21Media

Back to top button