Aston Villa mposht Arsenalin në kohën shtesë

Aston Villa ka shënuar fitore sot ndaj Arsenalit me rezultat 2:1, në xhiron e 15-të të Premier Ligës angleze në futboll.
Matty Cash solli vendësit në epërsi me golin e shënuar në minutën e 36-të. “Topçinjtë” barazuan përmes Leandro Trossard në minutën e 52-të.
Aston Villa arriti deri te fitorja e nëntë në këtë edicion të garave, me golin e argjentinasit Emiliano Buendia në minutën e pestë të kohës shtesë.
Pas kësaj fitoreje, Aston Villa ka 30 pikë në vendin e dytë, tri më pak se lideri Arsenal. Manchester City është aktualisht i treti dhe mund të kalojë Aston Villa nëse sot e mposht skuadrën Sunderland.
Në xhiron e ardhshme, Aston Villa luan si mysafire kundër West Ham, ndërsa Arsenal pret si vendës skuadrën Wolves.