“AsUne” për mosvotimin e kandidatëve të korruptuar

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka bërë lansimin e kampanjës vetëdijësuese “AsUne”

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka treguar disa nga aktivitetet që kanë ndërmarrë për zgjedhjet e parakohshme.Ai tha se kampanja tani e filluar ‘AsUne’ ka të bëjë me mos votimin e kandidatëve të korruptuar.

Edhe Mjellma Hapçiu- Alija, nga kjo organizatë joqeveritare tha se me qëllim të kthimit të besimit në proceset zgjedhore ka filluar fushata ‘AsUne’ dhe për të ngritur vetëdijen e qytetarëve për të mos i votuar kandidatët e korruptuar.

Në të njëjtën kohë ajo kërkoi edhe nga partitë politike që të mos fusin në lista zgjedhore individë që janë të korruptuar.

Fushata ka të vetmin qëllim të vetëdijesohen dhe të mos i votojnë kandidatët që kanë qenë të përfshirë ne afera korruptive.

Back to top button