Atalanta vazhdon garën për Top 4

 

Atalanta ka zhvilluar sot ndeshje si mysafire kundër skuadrës së Parmas, ku kjo e fundit pësoi humbje të thellë me rezultat 5:2.

Atalanta siguroi tre pikë tejet të rëndësishme në garën për të siguruar një vend në Top 4, ku momentalisht zë vendin e dytë me 72 pikë, dy më shumë se Napoli në vend të tretë.

Por, skuadrat si Juventusi dhe Milani po ashtu e kanë synim që të sigurojnë garat evropiane sezonin e ardhshëm, dhe gjenden në garë për Top 4, ku ndajnë pikët e barabarta, gjithsej 69 sosh.

Me fillim nga ora 20:45, do të zhvillohet derbi mes Juventusit e Milanit, përballje kjo tejet interesante pasi që dy skuadrat janë duke luftuar që të sigurojnë ‘biletën’ e Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22.

Rezultatet e xhiros 35 të Serie A:

Genoa 1 – 2 Sassuolo

Benevento 1 – 3 Cagliari

Parma 2 – 5 Atalanta

Verona 1 – 1 Torino

18:00 AS Roma – Crotone

20:45 Juventus – AC Milan

Back to top button