Athina ankohet për vdekjet dhe plagosjet e grekëve etnikë në Ukrainë

 
Të paktën gjashtë grekë etnikë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një sulm ajror rus në vendbanimin Sartana në Ukrainën juglindore, sipas Ministrisë së Jashtme greke.
“Greqia dënon bombardimin e civilëve nga një avion rus në periferi të fshatit Sartana”, tha ministri i Jashtëm Nikos Dendias. Athina kishte thirrur ambasadorin rus për të dielën, raporton (N-TV).
Ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar kategorikisht akuzat se trupat ruse po granatojnë gjithashtu objektiva civilë në Ukrainë. “Theksoj edhe një herë se forcat e armatosura ruse nuk kryejnë asnjë goditje në zonat e banuara të qyteteve të Ukrainës”, thotë gjeneralmajor Igor Konashenkov. “Këto janë provokime nga pala ukrainase, si ato të përdorura nga terroristët”./21Media

Back to top button