Atiq dhe ambasadori austriak diskutojnë për bashkëpunimin dhe zhvillimin e Mitrovicës së Veriut

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka pritur sot në takim ambasadorin austriak, Georg Schnetzer. Gjatë takimit, ata diskutuan për sfidat dhe planet për të ardhmen e komunës. Atiq theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe Ambasadës Austriake, duke thënë:
“Në takim, theksuam rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe Ambasadës Austriake, duke adresuar mundësitë për projekte të reja që do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët tanë.”
Nga ana e tij, ambasadori Schnetzer shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen në fusha kyçe, duke deklaruar: “Ky bashkëpunim mbetet një shembull i mirë i angazhimit të përbashkët për zhvillim dhe përparim.”