​Atiq kërkon nga Auditori të fillojë auditimi i komunës së Mitrovicës së Veriut

Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq të martën ka kërkuar zyrtarisht nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) që të fillojë auditimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut për vitet 2021 dhe 2022.

“Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të Komunës sonë”, ka shkruar Atiq në Facebook në dy gjuhët, në shqip dhe në gjuhen serbe.

Kryetari Atiq të hënën po ashtu i është drejtuar me një kërkesë KOSTT-it dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për të filluar pagesën e faturave të energjisë elektrike në institucionet publike të kësaj komune.

Ai ka kërkuar gjithashtu që të informohet për borxhin që duhet paguar për rrymën e papaguar nga komuna që ai drejton.

Back to top button