Atiq njofton për funksionalizimin e E-Kioskut në Mitrovicën e Veriu

Qytetarët në Mitrovicën e Veriut nga sot mund të shërbehen edhe me E-Kioskun.

Për funksionalizimin e E-Kioskut ka njoftuar kryetari i Komunës në Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq.

Atiq ka thënë se tani qytetarët do të kenë mundësi shërbimin më të lehtë për dokumentet që ju duhen.

“Shërbime dhe qasje më e lehtë nga qytetarët për shërbime. Komuna e Mitrovicës së Veriut ka pasur E-Kioskun por ai nuk ka qenë funksional. Sot e kemi funksionalizuar atë duke e mundësuar shërbimin dhe lehtësuar qasjen në dokumentet që ju duhen qytetarëve tanë. Nga sot qytetarët do të mund të shfrytëzojnë E-Kioskun për të nxjerrë dokumentet e tyre personale. Mbetemi të përkushtuar që të lehtësojmë shërbimet për qytetarët në secilin sektorë”, ka shkruar Atiq.

Back to top button