ATK largon nga puna dy zyrtarë që nuk respektuan orarin e punës
Dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) janë përjashtuar nga vendet e tyre të punës, ndërsa një punëtori tjetër i është shqiptar masa disiplinore e ndalimit të ngritjes në detyrë, me arsyetimin se të tre kanë pasur mungesa të paarsyeshme në punë, ka njoftuar ATK-ja të mërkurën.
“Pas verifikimit të të gjitha fakteve dhe shterjes së të gjitha procedurave ligjore, Komisioni Disiplinorë në ATK me datë 12 gusht 2021 ka marrë vendim për shqiptimin e tri masave disiplinore ndaj tre zyrtarëve të ATK-së Masat disiplinore janë shqiptuar në mungesa të paarsyeshme në punë mbi pesë (5) ditë”, thuhet në njoftimin e ATK-së./21Media