ATK mbledh edhe mbi 1 milion euro të tjera borxhe tatimore

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka mbledhur edhe 1 milion tjera borxhe tatimore. Dje siç njofton ATK janë ndërmarr veprime tek 22 subjekte biznesore, të cilët kishin obligim ndaj ATK-së 2.9 milion euro.
“Veprimet e mbledhësve tatimor kanë rezultuar të suksesshme duke u kryer pagesat e menjëhershme të mbi 1 milion eurove nga ana e bizneseve borxhlinj. Për deri sa pjesa tjetër do të vazhdoj të trajtohet duke i paguar borxhet përmes marrëveshjeve me këste. Aktivitetet në fjalë janë zhvilluar në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë e Veriut, Kaçanik, si dhe në Gllogoc.”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Ky është aktiviteti i dytë me radhë brenda pak ditëve i ATK-së për mbledhjen e borxheve. ATK edhe para një jave mblodhi 1 milion euro borxh nga bizneset./21Media

Back to top button