ATK në aksion për luftimin e ekonomisë jo-formale

 

Administrata Tatimore e Kosovës informoi se sot në bashkëpunim me Doganën është duke zhvilluar aksion në Prishtinë te disa subjekte nga sektori që veprimtari kanë shitjen dhe servisimin e telefonave mobil të njohur ndryshe edhe si mobi shop.

Qëllimi këtij aksioni sipas ATK-së është parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo-formale në këtë sektor, i cili është vlerësuar paraprakisht se ka rrisk të lartë të informalitetit.

“Ky aksion është duke u zhvilluar edhe në këto momente, ku deri më tani janë duke kontrolluar disa subjekte, mirëpo ATK dhe Dogana do t’ju mbajnë të informuar në kohë rreth rrjedhës së aksionit,  përmes një konferencë për media ose përmes një komunikatë të zgjeruar për media.”, informoi ATK përmes komunikatës.

ATK shtoi përmes komunikatës se të gjitha aktivitetet e saj për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale i ka në harmoni me Strategjinë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Jo-formale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit dhe Krimeve Financiare 2019-2023, si dhe bazuar në Planin Operative të ATK-së, analizën e riskut dhe Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës./21Media

Back to top button