ATK: Ose paguani borgjet, ose i publikojmë listat
ATK jep afat deri në shkurt
Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit të cilët kanë obligime tatimore të pa shlyera në ATK, se pas datës 1 Shkurt 2018 do të publikojë listat e borxhlinjve.
ATK, inkurajon të gjithë këta tatimpagues që t’i kryejnë obligimet e tyre, të cilat janë të përcaktuar me dispozitat e Legjislacionit Tatimore, me që pas datës së lartë cekur, do të bëhet publikimi i listave dhe do të ndërmerren veprime ligjore, të cilat parashihen në mbledhjen e tatimeve sipas legjislacionit tatimor.
Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve në ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtjen ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.