ATK sjell një lajm të rëndësishëm për kuponët fiskalë

Edhe pak ditë deri në përmbylljen e afatit të aplikimit

Administrata Tatimore e Kosovës njofton gjithë qytetarë së kanë mbetur edhe pak ditë deri në përmbylljen e afatit të aplikimit për rimbursim nga kuponët fiskal.

“Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për TM1/2018, ka filluar nga data 1 Prill 2018 dhe vazhdon deri me 30 Prill 2018”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit.

Fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €).
Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro ( 250€ )./21Media

Back to top button