ATK trajnon prokurorët e rinjë

Prokurorët e rinjë të njoftohen  lidhur me Legjislacionin Tatimor të Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë, ka organizuar trajnim për prokurorët e rinjë. Temat të cilat u diskutuan në këtë trajnim, ishin Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat, Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Ligji për Tatimin në të Ardhura Personale (TAP) dhe Ligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (TAK).

Sipas ATK-së, qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi ishte që prokurorët e rinjë të njoftohen për së afërmi, lidhur me Legjislacionin Tatimor të Kosovës.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me sistemin tatimorë në vend.

Back to top button